Tatimet kujtojnë bizneset në turizëm: 30 maji, afati për vendosjen e POS/POI për pagesat me kartë bankare

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Të gjithë subjektet në sektorin e turizmit, që kryejnë shitje me para në dorë janë të detyruar që brenda datës 30 maj të pajisen me POS/POI, që mundëson pagesat me kartë bankare. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rikujtuar nëpërmjet një njoftimi të gjithë këta tatimpagues që të marrin masat për respektimin e këtij detyrimi ligjor. Në të kundërt, do të merren masa administrative.

NJOFTIMI I PLOTË I ADMINISTRATËS TATIMORE

Administrata Tatimore njofton se brenda datës 30 maj 2026, janë të detyruar të pajisen me POS/POI në çdo pikë shitjeje të gjithë tatimpaguesit që kryejnë shitje me para në dorë dhe ushtrojnë aktivitet si:

  • Struktura akomoduese (bujtina, bllok apartamentesh, motel, fjetje dhe mëngjes, hotel, hotel i shpërndarë, resort dhe strukturë akomoduese e trashëgimisë kulturore);

  • Shërbime në sektorin e transportit;

  • Institucione publike dhe shoqëri publike me kapital shtetëror;

Përdorimi i pajisjeve POS/POI bën të mundur:

  • ofrimin e një shërbimi më cilësor, më të shpejtë dhe më të përshtatshëm;

  • lehtësimin e pagesave nga klientët;

  • rritjen e transparencës në transaksione;

  • mbështetjen e formalizimit dhe fuqizimit të sektorit turistik.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të marrin masat e nevojshme për respektimin e këtij detyrimi ligjor brenda afatit të përcaktuar, për të shmangur masat administrative.

The post Tatimet kujtojnë bizneset në turizëm: 30 maji, afati për vendosjen e POS/POI për pagesat me kartë bankare appeared first on Fast News Economy.

Shpërndaje: