Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve në çerekfinale ndaj Atlético Madrid.
Edhe pse fitoi ndeshjen e kthimit dhe shënoi herët duke krijuar avantazh, skuadra katalanase u penalizua sërish nga një karton i kuq, kësaj here për Eric Garcían.
Një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në ndeshjen e parë, kur përjashtimi i Pau Cubarsí ndikoi në humbje.
Pavarësisht përpjekjeve dhe rasteve të krijuara, Barça nuk arriti të përmbysë rezultatin dhe i dha fund aventurës në Champions League.
The post Barça eliminohet nga Champions pas dy kartonëve të kuq appeared first on Euronews Albania.
