Fshihen kartonët, nuk ka lojtar të ndëshkuar në gjysmëfinalet e Champions League

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Dy lojtarë të PSG-së rrezikonin pezullimin për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje kundër Liverpoolit, nëse merrnin kartonin e tretë të verdhë këtë sezon.

Por as Khvitcha Kvaratskhelia dhe as Nuno Mendes – i cili u detyrua të largohej i lënduar para pushimit të pjesës së parë – nuk u sanksionuan: kështu që të dy do të jenë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme evropiane kundër Bayern Munich ose Real Madridit.

Ndër kundërshtarët e mundshëm të PSG-së, disa lojtarë kyç rrezikojnë pezullim përpara një ndeshjeje të mundshme të parë gjysmëfinale. Ky është rasti i Jude Belingham, Vinicius Junior dhe Kylian Mbappé të Real Madridit, si dhe portierit Manuel Neuer të Bayern Munich.

Por edhe ata shpëtojnë… Sipas rregullores së UEFA-s, në fazën e gjysmëfinaleve numri i kartonëve të mëparshëm fshihet dhe gjithçka nis nga e para.

The post Fshihen kartonët, nuk ka lojtar të ndëshkuar në gjysmëfinalet e Champions League appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: