Kuvendi i Kosovës ka votuar për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza. Vendimi kaloi me 89 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci tha se ky vendim forcon edhe më tej profilin ndërkombëtar të vendit. Sipas tij kjo afirmon profesionalizmin e FSK-së dhe vendos vendin në mesin e shteteve, që jo vetëm që përfitojnë nga siguria ndërkombëtare, por edhe kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe rendit ndërkombëtar.
“Përmes këtij angazhimi, Kosova dëshmon që është partner i besueshëm, i përgjegjshëm dhe i gatshëm të veprojë krah aleatëve në mbështetje të paqes, sigurisë, mbrojtjes ë civileve dhe mandateve ndërkombëtare”, tha ministri Maqedonci.
The post Kuvendi i Kosovës miraton me 89 vota pro për dërgimin e FSK-së në Gazë appeared first on Euronews Albania.
