Elbasani siguron “Final 4”, Flamurtari fiton por mbetet në fund të klasifikimit të Superiores

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Java e 32-të e kampionatit uli siparin të dielën me sfidën Partizani–Bylis, e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Në takimet e tjera, Elbasani arriti një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj Teutës në Durrës, duke siguruar matematikisht një vend në “Final 4”.

Ndërkohë, Flamurtari triumfoi 2-0 në Rrogozhinë përballë Egnatias, duke marrë një fitore me shumë vlerë, edhe pse vijon të mbetet në vendin e fundit me 29 pikë, tre më pak se Tirana, Bylisi dhe Vora.

Sfida mes Vorës dhe Vllaznisë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa edhe Dinamo City ndau pikët në një barazim 1-1 në takimin përballë bardhebluve të Tiranës.

The post Elbasani siguron “Final 4”, Flamurtari fiton por mbetet në fund të klasifikimit të Superiores appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: