Një aeroplan i vogël privat u rrëzua të hënën në një fushë në kantonin e Bernës. Nga kjo ngjarje mësohet se ka humbur jetën piloti.
Policia zvicerane u njoftua për rrëzimin në zonën e Ochlenberg pak pas orës 13:30. Thuhet se një zviceran 64-vjeçar u vra.
Shkaqet e rrëzimit të avionit mbeten të paqarta deri më tani. Pamjet e publikuara nga mediat zvicerane, tregojnë aeroplanin i cili ka rënë në një fushë. Aeroplani është dëmtuar plotësisht ndërsa zona është rrethuar me shiritin e policisë.
The post Rëzohet një aeroplan privat në Zvicër, humb jetën piloti appeared first on Euronews Albania.
