Lesha përmbytet sërish, reshjet sollën vërshime në qytet, ankohen familjarë dhe biznese

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë qytetin e Lezhës gjatë orëve të fundit krijuan probleme në disa zona urbane, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve.

Situata më problematike u regjistrua në lagjen “Besëlidhja”, apo lagjen “Skënderbeg”  ku si pasojë e intensitetit të reshjeve dhe mbingarkesës së sistemit të kanalizimeve, uji doli në sipërfaqe dhe u grumbullua në bllokun e banimit “11 Janari”.

Banorët e zonës shprehen se kjo është një situatë që përsëritet prej vitesh.

Nga ana tjetër, nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Fatjon Zefi, bën me dije se situata të tilla mund të përsëriten edhe gjatë reshjeve të pranverës, por ndërhyrjet që po realizohen në qytet për disiplinimin e ujërave të bardha dhe të zeza pritet t’i japin zgjidhje përfundimtare këtij problemi.

Pas ndërprerjes së reshjeve të dendura, situata është përmirësuar dhe niveli i ujit është tërhequr, duke normalizuar lëvizjen në zonat e prekura.

The post Lesha përmbytet sërish, reshjet sollën vërshime në qytet, ankohen familjarë dhe biznese appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: