Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Mal të Zi, arrestohet autori i dyshuar

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë në Podgoricë është vënë në pranga këtë mbrëmje në qendër të qytetit të Rozhajes. Ai vrau dy vëllezër shqiptarë dhe një serb në lagjen që njihet si “Aeroporti i Vjetër” në Podgoricë.

Shqiptarët janë identifikuar si Denis Hoti 28 vjeç dhe Nezrin Hoti 27 vjeç. Motovi i vrasjes aktualisht është i panjohur.

“Të gjitha provat janë sekuestruar. Në këtë moment, autori i këtij akti kriminal po kërkohet. Gjatë hetimit, janë ndërmarrë edhe veprime mjeko-ligjore në prani të një eksperti. Supozohet se vrasja është kryer me armë të ftohtë”, theksoi  prokurorja Danka Deric.

I dyshuari do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë për juridiksion të mëtejshëm.

“Pas kryerjes së veprimeve gjithëpërfshirëse hetimore dhe provuese, publiku do të informohet menjëherë dhe në mënyrë transparente për të gjitha rrethanat përkatëse dhe rrjedhën e mëtejshme të procedurës, ku në këtë fazë është mbledhur një numër i mjaftueshëm provash dhe faktesh që tregojnë pa mëdyshje se i dyshuari V.M. është autori i drejtpërdrejtë i këtij akti kriminal”, thuhet në njoftim.

The post Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Mal të Zi, arrestohet autori i dyshuar appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: