FIFA nuk ka plane për të zëvendësuar Iranin me Italinë në Kupën e Botës këtë verë, sipas burimeve për BBC, pasi ky ndryshim u propozua nga i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump.
Ka pasur pasiguri të vazhdueshme mbi pjesëmarrjen e Iranit në turne për shkak të luftës me SHBA-në dhe Izraelin. I dërguari special i SHBA-së, Paolo Zampolli tha se i ka sugjeruar Trumpit dhe Infantinos që Italia të zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës.
“Unë jam italian dhe do të ishte një ëndërr t’i shihja Azzurrët në një turne të organizuar nga SHBA-ja. Me katër tituj, ata kanë prejardhjen për të justifikuar përfshirjen”, tha ai.
FIFA nuk komentoi zyrtarisht mbi sugjerimin e Zampollit, por ambasada iraniane tha se sugjerimi i Zampollit tregonte “falimentim moral” nga Shtetet e Bashkuara.
Italia, kampione katër herë, nuk ka arritur të kualifikohet për Kupën e Botës për herë të tretë radhazi, pas një humbjeje në ndeshjet eliminatore kundër Bosnjës dhe Hercegovinës muajin e kaluar.
Irani do të përballet me Zelandën e Re dhe Belgjikën në Los Angeles më 15 dhe 21 qershor respektivisht, dhe me Egjiptin në Seattle më 26 qershor.
Turneu, i cili fillon më 11 qershor, do të organizohet nga SHBA-të, Kanadaja dhe Meksika. Sipas rregullave të FIFA-s, organi qeverisës botëror ka “diskrecion të vetëm” për atë që ndodh nëse një ekip tërhiqet ose përjashtohet nga gara.
Neni gjashtë i rregullores së saj të Kupës së Botës thotë gjithashtu: “FIFA mund të vendosë të zëvendësojë Shoqatën Anëtare Pjesëmarrëse në fjalë me një shoqatë tjetër.”
Ministri i ekonomisë i Italisë, Giancarlo Giorgetti, tha se ideja e paraqitur nga Zampolli ishte “e turpshme”, ndërsa ministri i sportit i vendit, Andrea Abodi se nuk është e mundur pasi është e përshtatshme. Ai theskoi se kualifikimi ndodh në fushë.
The post FIFA nuk ka plan që Italia të zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës appeared first on Euronews Albania.
