Ndarja nga jeta e Rexhep Qoses, Kosova shpall të premten ditë zie

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.

“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka thënë Presidentja Haxhiu.

Akademiku Qosja vdiq këtë të enjte në moshën 89-vjeçare dhe u varros në varrezat e Dragodanit.

The post Ndarja nga jeta e Rexhep Qoses, Kosova shpall të premten ditë zie appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: