Qeveria e Norvegjisë njoftoi sot se do të propozojë ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç dhe do t’i bëjë kompanitë e teknologjisë përgjegjëse për verifikimin e moshës së përdoruesve të rinj.
“Po e prezantojmë këtë ligj sepse duam një fëmijëri ku fëmijët mund të jenë fëmijë. Loja, miqësitë dhe jeta e përditshme nuk duhet të merren nën kontroll nga algoritmet dhe ekranet”, tha kryeministri norvegjez Jonas Gar Store në një deklaratë.
Sipas tij, kjo është një masë e rëndësishme për të mbrojtur jetën dixhitale të fëmijëve. Siç është njoftuar nga qeveria, projektligji do t’i dërgohet parlamentit deri në fund të këtij viti.
The post Norvegjia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç appeared first on Euronews Albania.
