Shpalli Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste, DASH falenderon Kosovën

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë falenderuar Kosovon për vendimin e saj për ta shpallur Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste.

Vlerësimi ka ardhur nga Vlerësimi ka ardhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, konkretisht nga Byroja për Kundërterrorizëm, e cila e cilësoi këtë hap si një sinjal të fortë në luftën kundër terrorizmit.

“Faleminderit Kosovës për qëndrimin kundër terrorizmit dhe për shpalljen e IRGC-së si organizatë terroriste”, thuhet në reagimin e publikuar në platformën X.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës është marrë më 20 prill, duke e përfshirë Gardën Revolucionare Islamike në listën e organizatave terroriste në territorin e vendit.

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se ky vendim synon të forcojë bazën ligjore dhe strategjike të Kosovës në raport me sigurinë ndërkombëtare dhe luftën kundër terrorizmit.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është shprehnur se ky vendim është si një qëndrim i qartë dhe i bazuar në parime.

“Republika e Kosovës e shpalli IRGC-në organizatë terroriste. Një vendim i qartë, i bazuar në parime: qëndrojmë me aleatët tanë, me sigurinë demokratike dhe kundër terrorit në të gjitha format”, thotë Konjufca.

The post Shpalli Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste, DASH falenderon Kosovën appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: