Besëlidhja shpallet kampione e Kategorisë së Dytë, mposht Orikun në finale

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Besëlidhja është shpallur kampione e Kategorisë së Dytë, pas finales së zhvilluar ndaj Orikut në stadiumin “Niko Dovana”.

Skuadra e Besëlidhjes dhe Oriku, pasi kishin dominuar grupet respektive A dhe B dhe kishin siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë, u përballën në ndeshjen finale për të përcaktuar edhe fituesin e trofeut të sezonit.

Në një sfidë të luftuar, Besëlidhja arriti të bëjë diferencën dhe të triumfojë me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga Gurbanov dhe Raboshta, duke i dhënë skuadrës një fitore të pastër dhe titullin kampion të Kategorisë së Dytë.

Në përfundim të ndeshjes, atmosfera u shoqërua me festë, ndërsa u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi kupën skuadrës së Besëlidhjes, duke kurorëzuar zyrtarisht një sezon të suksesshëm për klubin.

The post Besëlidhja shpallet kampione e Kategorisë së Dytë, mposht Orikun në finale appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: