Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar përmes një postimi në “X” lidhur me të shtënat e regjistruara gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Mitsotakis shkruan se sulmi është një kujtesë e fortë se dhuna nuk ka vend në demokraci. Ai shtoi se sulme të tilla nuk mund të tolerohen kurrë.
“Sulmi në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë është një kujtesë e fortë se dhuna nuk ka vend në demokraci. Është një lehtësim që @POTUS, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt, por incidente të tilla nuk mund të tolerohen kurrë. Mbrojtja e institucioneve demokratike është e panegociueshme”, shkruan ai.
The post Mitsotakis: Sulmi në darkën e Trump është një kujtesë e fortë se dhuna nuk ka vend në demokraci appeared first on Euronews Albania.
