Deputetët e mazhorancës në Kuvendin e Kosovës kanë votuar me 63 vota një nga kandidaturat e propozuara për Presidentin nga Vetëvendosja, Ferite Rushiti.
Kandidatura e dytë, Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë. Seanca plenare u shty për ditën e nesërme në orën 10.00.
Ajo e ka themeluar QKRM-në më 1999 me misionin për të ofruar trajtim dhe rehabilitim për viktimat e torturës në Kosovë. Kjo qendër po ashtu promovon respektimin e të drejtave të njeriut për të gjitha etnitë që jetojnë në Kosovë dhe të parandalimit dhe çrrënjosjen e torturës dhe të gjitha formave të keqtrajtimit.
Më 2018, Rushiti u nderua me Çmim për Guximin e Gruas të ndarë nga sekretari amerikan i Shtetit.
Çmimi iu dha për të nderuar ndikimin e punës së saj në jetën e të mbijetuarve dhe për rolin e saj si udhëheqëse në botë për avokimin për të drejtat e njeriut.
gijotina.com/
The post Mbyllet raundi i parë në Kuvendi i Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota appeared first on GIJOTINA.
