Procesi për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës hyn sot në një moment vendimtar, ndërsa Kuvendi pritet të rikthehet në punë pas ndërprerjes së seancës pa rezultat mbrëmjen e kaluar. Deputetët do të mblidhen sërish në orën 10:00 për të vazhduar votimin.
Gjatë mbrëmjes së kaluar, Lëvizja Vetëvendosje paraqiti dy emra si kandidate për postin e presidentes: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Në raundin e parë të votimit morën pjesë 64 deputetë, ku Rushiti arriti të sigurojë 63 vota, ndërsa një votë rezultoi e pavlefshme. Seanca u zhvillua pa pjesëmarrjen e partive opozitare, të cilat vendosën ta bojkotojnë procesin.
Kjo e martë shënon edhe afatin e fundit të përcaktuar me Kushtetutë për zgjedhjen e presidentit, çka e bën vazhdimin e seancës vendimtar për përfundimin e këtij procesi politik.
The post E marta e fundit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës! Çfarë pritet të ndodh sot, Vetëvendosja ka propozuar dy emra appeared first on Euronews Albania.
