Spiunazh për BIA-n, Gjykata Themelore në Prishtinë dënon me 6 vite burg Jelena Gjukanoviç

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendimin dhe ka dënuar me gjashtë vite burg Jellena Gjukanoviçin, për akuzën e spiunazhit.

Gjukanoviç u arrestua në shkurt të vitit 2025 në pikën kufitare të Jarinjës. Sipas aktgjykimit, Gjukanoviç është shpallur fajtore për bashkëpunim me shërbimin sekret serb BIA, duke përcjellë informacione të ndjeshme që lidhen me sigurinë dhe institucionet e Kosovës.

“E akuzuara Jelena Gjukanoviç shpallet fajtore për shkak të veprës penale “spiunazhi” andaj gjykata bazuar në dispozitat e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale e gjykon: dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 vjetëve I cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, tha Rrahman Beqiri, kryetari i turpit gjykuese.

The post Spiunazh për BIA-n, Gjykata Themelore në Prishtinë dënon me 6 vite burg Jelena Gjukanoviç appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: