Kosova ndodhet në një udhëkryq vendimtar politik. Nëse asnjë kandidat për president nuk zgjidhet deri në mesnatë, vendi automatikisht shkon në zgjedhje të reja parlamentare.
Pas një dite të gjatë me tri dështime për të siguruar kuorumin e nevojshëm prej 80 deputetëve, Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka caktuar vazhdimin e katërt të seancës për zgjedhjen e Presidentit në orën 23:00.
Gjatë ditës së sotme, seanca nisi fillimisht në orën 10:00, por u shty tri herë radhazi (për në 14:00, 19:00 dhe së fundi në 23:00) me arsyetimin e pritjes së deputetëve të opozitës.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për presidente Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.
Në votimin e parë Rushiti mori 63 vota në raundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë, duke mos arritur kuorumin e nevojshëm.
The post Kosova drejt zgjedhjeve? Pritet nisja e seancës për zgjedhjen e Presidentit appeared first on Euronews Albania.
