Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK: Kurti nuk dëshiron kompromis me partinë tonë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk po e dëshiron Vjosa Osmani për një mandat të ri presidencial.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Lushaku-Sadriu tha se Kurti “nuk dëshiron kompromis me LDK-në”, duke e akuzuar atë për qëndrim të ngurtë politik. Sipas saj, kryeministri ka tentuar të “përmbysë rendin kushtetues” dhe se situata aktuale nuk përbën vetëm krizë politike, por “krizë të një njeriu që s’pranon rend e ligj”.

Ndërkohë, LDK-ja ka deklaruar më herët se mund të shqyrtojë mundësinë e propozimit të Vjosa Osmanit për një mandat të dytë në krye të shtetit.

The post Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK: Kurti nuk dëshiron kompromis me partinë tonë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: