Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar për nesër në orën 15:00 partitë politike në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Në orën 15:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu pret në takim konsultativ partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka konfirmuar pjesëmarrjen e kësaj partie në këtë takim, derisa deklaroi se nga kjo parti do të marrë pjesë Jehona Lushaku.
“Po, nesër në 15:00 në Kuvend. Nga LDK-ja do të marrë pjesë Jehona Lushaku”, ka thënë Mustafa.
The post Albulena Haxhiu nis nesër takimet me partitë për datën e zgjedhjeve appeared first on Euronews Albania.
