Bordi i transparencës është mbledhur këtë të shtunë dhe ka caktuar çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve.
Sipas vendimit të sotëm, datë 2 maj, nafta është ulur me 2 lekë nga hera e fundit dhe duke nisur nga pasditja e sotme, do të shitet me 206 lekë për litër.
Ndërkohë, edhe çmimi i benzinës është ulur me 1 lekë, dhe do të shitet me 184 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
The post Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta e benzina appeared first on GIJOTINA.
