Manchester City ka nisur bisedimet për transferimin e anësorit të Palmeiras, Allan Elias, teksa klubi anglez po përgatitet për një fund të ngjeshur të merkatos së verës.
Sipas raportimeve, City synon të arrijë marrëveshjen për 22-vjeçarin në kuadër të negociatave që po zhvillon me Tottenham Hotspur për transferimin e Savinhos. Klubi londinez është gjithashtu i interesuar për Omar Marmoush, i cili iu bashkua Manchester Cityt nga Eintracht Frankfurt në janar 2025.
Tottenham kishte tentuar të transferonte Savinhon edhe verën e kaluar, por marrëveshja nuk u realizua. Megjithatë, braziliani tashmë duket pranë një transferimi te skuadra e Londrës së Veriut.
Në këtë situatë, Allan Elias shihet si një nga alternativat kryesore për të zëvendësuar Savinhon në skuadrën e Pep Guardiolës.
Manchester City pritet të jetë aktiv deri në ditët e fundit të afatit kalimtar, me lëvizjet e mundshme të Savinhos dhe Marmoushit që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në planifikimin e skuadrës për sezonin e ri.
The post Manchester City në bisedime për Allan Elias, braziliani shihet si zëvendësues i Savinhos appeared first on Euronews Albania.
