Kompania “ONE Albania” ka nisur rritjen e çmimeve të shërbimeve celulare, nëpërmjet indeksimit me ndryshimin mesatar vjetor të çmimeve të konsumit, duke nisur nga data 1 maj 2026. Rritja e çmimeve do të jetë deri në masën 2.2%, sipas normës së inflacionit mesatar vjetor të publikuar nga INSTAT. Aplikimi i një praktike të tillë shton shqetësimin për efektin afatgjatë që mund të ketë në kohë. Një indeksim i përvitshëm, për më tepër në periudha kur inflacioni mund të jetë ndjeshëm më i lartë, do të sillte shtrenjtim progresiv të kostove të komunikimit për përdoruesit shqiptarë.
Autoriteti i Konkurrencës shprehet se kjo çështje është nga elementet e hetimit të thelluar që ky institucion ka hapur në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, në nëntor të vitit të kaluar.
The post “ONE Albania” shtrenjton tarifat sipas “inflacionit”/ Autoriteti i Konkurrencës: Indeksimi, pjesë e hetimit appeared first on GIJOTINA.
