Makina përplas këmbësorët në Leipzig, raportohet për disa të plagosur (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Disa persona u plagosën në qytetin lindor të Leipzigut në Gjermani, pasi një makinë u përplas me turmën në qendër të qytetit. Dyshohet për të paktën 8 persona të plagosur.

Ambulanca, makina policie, zjarrfikëse dhe një helikopter emergjence u panë duke mbërritur në vendin e ngjarjes.

Incidenti ndodhi në Rrugën Grimmaische, një rrugë tregtare që lidh disa vende të rëndësishme me sheshin e tregut të Leipzigut. Një zëdhënës i policisë tha se një makinë ishte përplasur me turmën në Grimmeisse Strasse.

“Ka disa persona të plagosur”, por policia nuk ishte ende në gjendje të jepte detaje të mëtejshme rreth rrethanave të sakta të incidentit dhe ashpërsisë së lëndimeve.

The post Makina përplas këmbësorët në Leipzig, raportohet për disa të plagosur (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: