Bashkëqeverisje me PDK-në? Reagon LDK: Nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë parti tjetër politike!

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar publikisht duke sqaruar qëndrimin e saj lidhur me spekulimet për marrëveshje të mundshme politike në Prishtinë, duke mohuar çdo bashkëpunim apo negociatë për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës apo subjekte të tjera politike.

“LDK njofton opinionin publik se nuk ka asnjë marrëveshje me PDK-në dhe asnjë parti tjetër politike në Prishtinë për bashkëqeverisje. LDK nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndërpartiak për ndonjë marrëveshje bashkëqeverisëse politike deri më tani.

LDK ka strukturat e veta partiake, organet vendimmarrëse lokale dhe më gjerë; dhe këto struktura nuk kanë qenë pjesë e asnjë marrëveshjeje qeverisëse.

Çdo marrëveshje tjetër nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si e tillë, ajo nuk krijon obligime politike për LDK-në dhe nuk mund të konsiderohet si vullnet i organizuar i saj. Palët dhe subjektet e tjera politike e dinë shumë mirë se si ndërtohen marrëveshjet ndërpartiake me LDK-në; përmes strukturave zyrtare, transparencës dhe vendimmarrjes institucionale. Çdo përpjekje për ta anashkaluar këtë rrugë nuk përbën marrëveshje me LDK-në.

Për çështjet tjera lokale, LDK do të angazhohet pas zgjedhjeve nacionale. Në këtë fazë, LDK dhe anëtarësia e saj janë të angazhuar plotësisht në procesin e ringritjes së përbashkët. Asnjë agjendë tjetër nuk mund ta zbehë këtë përkushtim”, shkruan LDK.

The post Bashkëqeverisje me PDK-në? Reagon LDK: Nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë parti tjetër politike! appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: