Abdixhiku: Anëtarësisë së Lidhjes, ju zotohem se do t’i bashkoj të gjithë!

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se synon bashkimin e plotë të Lidhjes Demokratike e Kosovës. Ai shkruan se i zotohet anëtarësisë se do t’i bëjë bashkë të gjitha kategoritë e strukturës dhe mbështetësve të saj.

Abdixhiku thekson se LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të saj dhe sipas tij ka ardhur koha që kjo shtëpi të bëhet sërish një.

“Anëtarësisë së Lidhjes, ju zotohem, do t’i bashkoj të gjithë… Sepse LDK-ja ka qenë gjithmonë më e madhe se secili prej nesh. LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të saj. Dhe koha ka ardhur që kjo shtëpi të bëhet sërish një”, shkruan Abdixhiku.

The post Abdixhiku: Anëtarësisë së Lidhjes, ju zotohem se do t’i bashkoj të gjithë! appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: