Pirro Vengu takohet me kreun e BDI-së në Tetovë: Ali Ahmeti, kryetar historik edhe kur kohët ndryshojnë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndarë një mesazh në facebook lidhur me një takim të zhvilluar në Tetovë me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Vengu e cilëson këtë të fundit si një figurë historike dhe pikë reference për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Gjatë postimit, Vengu theksoi rolin e Ahmetit si faktor stabiliteti, me urtësi dhe vizion politik.

Postimi i plotë:

Në Tetovë me kryetarin historik dhe shqiptarin e përkushtuar Ali Ahmeti, një figurë që vazhdon të mbetet pikë reference edhe kur kohët ndryshojnë. Jo për vrullin e momentit, por për urtësinë dhe aftësinë për të frymëzuar duke parë më larg se konjukturat e ditës.

Në bisedë me të ndjen se sa e rëndësishme është që faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut të vazhdojë të jetë një forcë stabiliteti, dinjiteti shtetformues dhe orientimi zhvillimor europian.

Ka njerëz që bëjnë histori, dhe ka të tjerë qe e mbajnë gjallë atë çdo ditë. Ali Ahmeti i përket të dyja kategorive.

Faleminderit për mikpritjen Komandant dhe për frymëzimin e një politike që ndërton”, shkruan Vengu.

The post Pirro Vengu takohet me kreun e BDI-së në Tetovë: Ali Ahmeti, kryetar historik edhe kur kohët ndryshojnë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: