Kampionati Ballkanik IMMAF, Shqipëria merr 4 medalje bronzi në Beograd

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Federata Shqiptare e Arteve Marciale Mikse ka marrë pjesë nga data 7 deri më 10 maj në në Kampionatin Ballkanik IMMAF e cila u zhvilluar në Beograd të Serbisë. Federata njofton se ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen, ku ekipi shqiptar zhvilloi paraqitje shumë dinjitoze dhe arriti rezultate të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Në këtë Kampionat morën pjesë mbi 150 sportistë nga 12 shtete dhe ekipe ndërkombëtare ku u zhvilluan mbi 120 ndeshje zyrtare. Ekipi shqiptar ka arritur të fitojë 4 medalje gjatë këtij turneu.

Alkeo Bici ka marrë një medalje Argjendi në Youth A, Featherweight 65.8 kg. Jorig Daci arriti ti siguronte Shqipërisë një medalje Bronzi në kategorinë Juniors, Lightweight 70.3 kg.

Renis Hysa gjithashtu mori një medalje bronzi në kategorinë Youth B, 67 kg. Noel Ndrecaj po ashtu u largua nga turneu me një medalje. Ai mori një medalje Bronzi në Youth B, 72 kg. Gersi Aliu në debutimin e tij ndërkombëtar arriti të merrte vendin e 5-të në Youth A, Featherweight 65.8 kg

Ky rezultat përfaqëson një hap të rëndësishëm në rritjen e MMA shqiptare dhe konfirmon punën serioze të Federatës Shqiptare të Arteve Marciale Mikse në përgatitjen e sportistëve të rinj për arenën ndërkombëtare.

Përtej rezultateve sportive, kjo pjesëmarrje pasqyron vlera të rëndësishme si disiplinë, respekt, vetëkontroll dhe sacrifice- elementë thelbësorë për edukimin dhe formimin e të rinjve shqiptarë. Shqipëria vazhdon të ngrejë flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare të MMA-së.

The post Kampionati Ballkanik IMMAF, Shqipëria merr 4 medalje bronzi në Beograd appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: