Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Peter Magyar, kryeministri i ri i Hungarisë, bëri të ditur se do të përdorë si automjet qeveritar një “Skoda Superb” ngjyrë blu, me të cilën ka udhëtuar edhe gjatë fushatës elektorale.

Kreu i ri i qeverisë hungareze deklaroi gjithashtu se nuk do të zhvendoset për të jetuar në rezidencën qeveritare, duke preferuar të vijojë jetën në banesën e tij në zonën e Budës, së bashku me fëmijët.

Magyar është baba i tre djemve dhe, sipas mediave hungareze, ka zgjedhur të ruajë një stil jetese më pranë qytetarëve edhe pas marrjes së detyrës si kryeministër.

The post Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: