Pesë italianë humbin jetë në një incident zhytjeje në Maldive

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pesë turistë italianë kanë humbur jetën gjatë një zhytjeje në Maldive. Mes viktimave mësohet se është edhe një studiues.

Ata raportuan të zhdukur rreth orës 10:45 dhe autoritetet menjëherë nisën një operacion kërkimi. Trupat e të pesë personave të zhdukur u gjetën pak kohë më vonë.

Sipas raportimeve fillestare, turistët italianë ndodheshin në një anije private për zhytje. Zhytësit kishin qenë duke u zhytur pranë zonës së Alimathaa në mëngjes, por nuk kishin dalë në sipërfaqe deri në mesditë, duke bërë që ekuipazhi të njoftonte autoritetet.

Policia tha se kishte nisur një hetim për rrethanat e incidentit, por shkaku i saktë i tragjedisë nuk dihet ende.

Sipas të njëjtit informacion, kushtet e motit në zonën e zhytjes ishin të pafavorshme. Shërbimi meteorologjik kishte lëshuar një paralajmërim të verdhë për zonën, i cili mbeti në fuqi gjatë gjithë ditës.

The post Pesë italianë humbin jetë në një incident zhytjeje në Maldive appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: