Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është paraqitur këtë të premte në polici, pasi akuzohet nga kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, se e ka sulmuar fizikisht.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Lushtaku shprehet se paraqitja e tij në polici është një përgjigje ndaj Republikës, kombit dhe Zotit. Ndërkohë, në një video tregohen dhjetëra qytetarë që po e presin para stacionit policor. “Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit. Si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë.
I respektoj institucionet për të cilat unë dhe bashkëluftëtarët e mi kemi luftuar dhe kemi dhënë gjithçka.
Për dallim nga Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë, që Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht, unë i respektoj dhe ju përgjigjem gjithmonë institucioneve të Republikës.
Bëj thirrje për qetësi dhe maturi ndërsa shpresoj që Prokuroria të mos instrumentalizohet, por ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa ndikime dhe pa presion!”, ka shkruar ai.
The post I akuzuar se goditi kryetarin e VV-së në Skenderaj, Lushtaku paraqitet në polici! Pritet me brohorima nga mbështetësit appeared first on Euronews Albania.
