Opozita serbe në Kosovë paraqet ankesë ndaj vendimit të KQZ-së për moscertifikim

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Lista e përbashkët e partive opozitare serbe në Kosovë, “Bashkë fitojmë” është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikojë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

KQZ tha se lista nuk ka përmbushur kriterin ligjor për numrin e nevojshëm të nënshkrimeve, duke shtyrë nismën që të ankohet në Panelin për Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.

Në listën e “Bashkë fitojnë” janë kandidatë nga gjashtë subjekteve politike opozitare serbe në Kosovë: Lëvizja Popullore Serbe, Aleanca e Kosovës, Fytyra e Re dhe Demokracia Serbe, si dhe iniciativat qytetare Veriu për të Gjithë dhe Rrënjët.

Nga kjo listë thanë më 15 maj se kanë dorëzuar ankesën në PZAP, duke e vlerësuar vendimin e KQZ-së si “të paprecedent”, pasi sipas tyre, si arsye për refuzim për pjesëmarrje në zgjedhje është përmendur fakti që pranë disa emrave nuk ishin shënuar numrat e telefonit të nënshkruesve.

Në njoftim u tha se nisma ka dorëzuar rreth 1.400 nënshkrime, që është më shumë se kriteri ligjor i kërkuar.

“Në interes të demokracisë dhe të drejtës së qytetarëve për të zgjedhur”, lista “Bashkë fitojmë” pret që t’i miratohet kërkesa për pjesëmarrje në zgjedhje, u tha në njoftim.

“Kjo nuk është vetëm beteja jonë. Kjo është betejë për të drejtën e popullit tonë që të ketë përfaqësim autentik dhe të lirë, pa tutorë, pa ndërmjetës të imponuar dhe pa afate nate të menduara që të mos mund të përmbushen”, u tha në njoftim.

The post Opozita serbe në Kosovë paraqet ankesë ndaj vendimit të KQZ-së për moscertifikim appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: