Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në Superiore

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Tirana U-19 është shpallur kampione e Kategorisë së Parë U-19, duke kurorëzuar një sezon të dominuar nga bardheblutë në kampionatin e të rinjve.

Skuadra kryeqytetase vulosi titullin edhe matematikisht pas fitores 2-1 ndaj Shkëndijes U-19 në kompleksin “Skënder Halili”, në javën e fundit të kampionatit. Me këtë sukses, Tirana U-19 e mbylli sezonin në vendin e parë me 66 pikë, duke lënë pas rivalët dhe duke konfirmuar superioritetin gjatë gjithë edicionit.

Ky rezultat i siguron bardhebluve edhe ngjitjen në kategorinë “Abissnet Superiore” U-19 për sezonin e ardhshëm, një objektiv i arritur me meritë pas paraqitjeve të qëndrueshme gjatë gjithë kampionatit.

Në përfundim të takimit u zhvillua edhe ceremonia zyrtare e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut nga FSHF. Drejtori Teknik i FSHF-së, Abdyl Kuriu, i dorëzoi skuadrës së Tiranës U-19 medaljet dhe trofeun e kampionit, mes festës së lojtarëve dhe stafit teknik për arritjen e këtij suksesi.

The post Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në Superiore appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: