Chelsea zyrtarizon trajnerin e ri, drejtimin e merr Xabi Alonso

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Xabi Alonso është trajneri i ri i Chelsea. Klubi londinez ka zyrtarizuar emërimin e teknikut spanjoll, i cili do të marrë drejtimin e ekipit duke filluar nga 1 korriku.

Në njoftimin e anglezëve thuhet se mes palëve është arritur akordi, për një kontratë 4-vjeccare.

Drejtuesit e klubit ishin të vendosur për të gjetur zëvendësuesin e Liam Rosenior, i cili u shkarkua nga detyra muajin e kaluar.

Chelsea dëshironte që fillimisht të kalonte finalja e FA Cup kundër Manchester Cityt përpara se të bënte publik çdo vendim për emërimin e ri.

Negociatat kanë vijuar për disa javë dhe Alonso ka qenë i hapur për këtë sfidë, pasi mori disa garanci nga drejtuesit. Emri i spanjollit ishte lidhur edhe me një rikthim të mundshëm te Liverpool, ku presioni ndaj Arne Slot është rritur, por klubi nga “Anfield” duket se ka vendosur të konfirmojë teknikun aktual.

Xabi Alonso është i lirë që prej muajit janar, kur u largua nga stoli i Real Madridit pas më pak se tetë muajsh qëndrimi. Më herët në karrierën e tij, ai udhëhoqi Leverkusenin drejt titullit historik të Bundesligës pa asnjë humbje, si dhe drejt triumfit në Kupën e Gjermanisë.

The post Chelsea zyrtarizon trajnerin e ri, drejtimin e merr Xabi Alonso appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: