Egnatia merr kreun e “Final 4”, shkatërron 0-4 Elbasanin në kryeqytet

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Egnatia është ngjitur në krye të renditjes së fazës “Final 4” në Superiore, pas fitores së thellë 0-4 ndaj AF Elbasani në “Arenën Kombëtare”.

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede zhbllokoi sfidën në minutën e 28-të me Bakayoko, i cili realizoi edhe golin e dytë në fundin e pjesës së parë. Vetëm dy minuta më pas, Fernando Medeiros trefishoi shifrat, duke mbyllur praktikisht takimin që në 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë, Elbasani provoi të reagojë me katër zëvendësime të menjëhershme, por kampionët në fuqi ruajtën kontrollin e lojës. Në minutën e 88-të, Albano Aleksi vulosi suksesin me gol nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitoreje, Egnatia ngjitet në kuotën e 31 pikëve, po aq sa Vllaznia dhe Elbasani, por merr vendin e parë në renditje, teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.

The post Egnatia merr kreun e “Final 4”, shkatërron 0-4 Elbasanin në kryeqytet appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: