Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, do të vazhdojë karrierën te Trabzonspor, pasi klubi turk ka mbyllur me sukses marrëveshjen me Beşiktaş për blerjen përfundimtare të kartonit të tij.
Sipas marrëveshjes, Trabzonspori do të paguajë shumën e transferimit në pesë këste të barabarta, ndërsa 25-vjeçari shqiptar do të firmosë një kontratë të re 3-vjeçare.
Muçi ishte pjesë e Trabzonsporit në formë huazimi me opsion blerjeje dhe pas paraqitjeve pozitive gjatë sezonit, drejtuesit vendosën ta mbajnë përfundimisht në skuadër. Në 34 ndeshje sezonin e kaluar, ai realizoi 15 gola dhe dhuroi 9 asistime, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.
Mes momenteve më të spikatura të sezonit për shqiptarin ishin goli vendimtar ndaj Beşiktaşit në “Dolmabahçe” dhe realizimi spektakolar ndaj Gençlerbirliği në Kupën e Turqisë, që siguroi kualifikimin në finale.
Me 17 paraqitje dhe 3 gola me Kombëtarja e Shqipërisë, Ernest Muçi konsiderohet një nga elementët kyç të projektit afatgjatë të Trabzonsporit.
The post Ernest Muçi firmos përfundimisht me Trabzonsporin appeared first on Euronews Albania.
