Incident në aeroportin e Splitit, avioni del nga pista gjatë ngritjes (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një incident ndodhi sot në aeroportin e Splitit, gjatë të cilit një aeroplan i Croatia Airlines doli nga pista gjatë ngritjes, por askush nuk u lëndua, raportuan mediat kroate.

Aeroplani më pas u ndal në zonën me bar pranë pistës dhe incidenti u konfirmua nga drejtuesit e aeroportit dhe linja ajrore, raportoi Index.hr.

Në kohën e incidentit, në aeroplan ndodheshin 132 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë u zbritën shëndoshë e mirë menjëherë pas kësaj.

Një video e incidentit është shfaqur tani në rrjetet sociale.

The post Incident në aeroportin e Splitit, avioni del nga pista gjatë ngritjes (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: