Janë sekuestruar armë dhe pajisje të ndryshme ushtarake gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar në Mitrovicë të Veriut, raporton KosovaPress.
Sipas policisë, janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët, një pushkë ajrore me municion (diabolla), një armë artizanale dhe një fishek i kalibrit të madh.
Po ashtu sipas raportit të Policisë, janë sekuestruar edhe një helmetë ushtarake, një çantë ushtarake me pajisje për pastrim të armëve dhe një uniformë ushtarake të kamufluar.
Lidhur me rastin, autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore për të sqaruar rrethanat dhe origjinën e armëve dhe pajisjeve të gjetura.
The post Policia e Kosovës aksion në Veri, sekuestrohen armë dhe pajisje ushtarake appeared first on Euronews Albania.
