Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar këtë të hënë një takim pune me bashkëkryetarët e VLEN, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, ku është diskutuar çështja e përdorimit të gjuhëve gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës.
Gjatë takimit u theksua se vetëm përmes një qasjeje të përbashkët, të mençur dhe dinjitoze mund të arrihen zgjidhje që sjellin përparim, besim të ndërsjellë dhe një hap të përbashkët drejt së ardhmes.
Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, palët ranë dakord se arsimi dhe dija mbeten themeli i çdo shteti modern dhe të suksesshëm. Në këtë drejtim, institucionet u angazhuan për të gjetur zgjidhje që janë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, me qëllim garantimin e sigurisë juridike dhe funksionalitetit institucional.
The post Mickoski takim me drejtuesit e VLEN, diskutohet përdorimi i gjuhëve për provimin e jurisprudencës appeared first on Euronews Albania.
