Teuta ka siguruar qëndrimin në Superligë edhe për sezonin e ardhshëm, pas fitores në ndeshjen e play-out ndaj Pogradecit.
Skuadra durrsake u përball me Pogradecin në një sfidë të fortë dhe të luftuar, e cila u vendos në minutat e fundit me rezultatin minimal 1-0.
Heroi i Teutës ishte Klejdi Daci, i cili shënoi golin vendimtar që i dha ekipit fitoren dhe sigurimin e vendit në elitën e futbollit shqiptar. T
euta e kishte mbyllur sezonin e rregullt në “Abissnet Superiore” në vendin e tetë, ndërsa me këtë sukses konfirmon vazhdimësinë në kategori.


The post Teuta mbijeton në Superligë, fiton 1-0 ndaj Pogradecit në play-out appeared first on Euronews Albania.
