Një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën në Spanjë nga nxehtësia, pasi u la në makinën e babait të saj për orë të tëra në temperatura jashtëzakonisht të larta.
Fëmija pësoi një atak kardiak të mërkurën, pasi u la në automjet për orë të tëra. Sipas raportimeve, babai i fëmijës harroi ta çonte atë në çerdhe pasi u shpërqendrua nga një telefonatë gjatë udhëtimit të mëngjesit.
Sipas mediave spanjolle, babai i dyvjeçares e kishte lënë më parë fëmijën më të madh të familjes në shkollë dhe më pas ishte nisur për në punë, pa e kuptuar se vajza 2vjeçare kishte mbetur në sediljen e pasme të makinës.
Alarmi u dha në familje disa orë më vonë, kur nëna shkoi ta merrte fëmijën nga çerdhja dhe u informua se nuk kishte qenë atje në mëngjes. Prindërit njoftuan menjëherë shërbimet e urgjencës, por fëmija nuk mundi të shpëtohej. Rasti është duke u hetuar.
The post E rëndë në Spanjë, 2-vjeçarja humb jetën nga nxehtësia! Babai e harroi në makinë appeared first on Euronews Albania.
