Një i mitur, 14-vjeçar, ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është plagosur me thikë në Prizren, gjatë natës së 27 gushtit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 23:45.
“Më datën 27 gusht 2026, rreth orës 23:45, Policia ka pranuar informatën për një incident në Prizren, ku një i mitur ishte plagosur me thikë”, ka deklaruar Bytyqi.
Sipas tij, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Ekipi i Emergjencës i kishte dhënë ndihmën e parë viktimës.
Më pas, 14-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim më të specializuar, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
“Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, viktima nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Bytyqi.
Dyshohet se i mituri ka marrë plagë nga therja me thikë në pjesën e qafës
The post E rëndë në Prizren, humb jetën një 14-vjeçar i plagosur me thikë appeared first on Euronews Albania.
