Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut! Kamioni me targa të Kosovës përplaset me një BMË, humbin jetën 4 persona

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një aksident tragjik me katër viktima është regjistruar në Maqedoninë e Veriut, në aksin rrugor Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportojnë mediat vendase.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip BMW është përplasur me një kamion me targa të Kosovës. Si pasojë e përplasjes së fortë, makina është përfshirë nga flakët, ndërsa katër personat që ndodheshin brenda humbën jetën të djegur.

Autoritetet ende nuk kanë bërë publik identitetin e viktimave, ndërsa në vendngjarje po vijojnë hetimet nga ekipet e mjekësisë ligjore dhe prokuroria.

Burime nga mediat në Maqedoninë e Veriut bëjnë me dije se dyshohet që automjeti të drejtohej nga një grua, bazuar në të dhënat e konstatuara deri tani në terren.

The post Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut! Kamioni me targa të Kosovës përplaset me një BMË, humbin jetën 4 persona appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: