Deklarata e gazetarit grek në Euronews, reagon Bushati: Ishim pranë kompromisit historik për detin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar lidhur me një deklaratë të gazetarit grek Spiros Sideris në Euronews, sipas së cilës Bushati dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias, kishin qenë pranë arritjes së një marrëveshjeje për çështjen e detit, e cila më pas u prish.

Bushati ka publikuar në “story” deklaratën e gazetarit grek, ndërsa shkruan:

“Në vitin 2018 ishim pranë një kompromisi historik mes Shqipërisë dhe Greqisë, pasi do të mbylleshin të gjitha çështjet e pazgjidhura mes nesh në mënyrë të drejtë. Ndoshta Shqipëria dhe Greqia nuk ishin gati për këtë kompromis, por sot mund të jenë pjekur kushtet. Ndaj duhen zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme në tërësi, e jo adresim i çështjeve në mënyrë selektive”, shkruan Bushati.

The post Deklarata e gazetarit grek në Euronews, reagon Bushati: Ishim pranë kompromisit historik për detin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: