Pronari i Milanit, Gerry Cardinale ka vendosur të bëjë revolucion në klub pas dështimit për tu kualifikuar në Champions League. Pas një sezoni zhgënjyes, drejtuesit kuqezi kanë ndërmarrë ndryshime rrënjësore në strukturën sportive dhe menaxheriale të klubit.
Sipas komunikatës zyrtare të klubit, janë shkarkuar trajneri Massimiliano Allegri, drejtori sportiv Igli Tare, administratori deleguar Giorgio Furlani dhe drejtori teknik Geoffrey Moncada.
Në deklaratën e klubit thuhet se objektivi i sezonit ishte rikthimi në Champions League dhe ndërtimi i një skuadre konkurruese për titullin në Serie A. Megjithatë, fundi i sezonit u konsiderua “një dështim i qartë dhe i padiskutueshëm”, duke sjellë vendimin për një riorganizim të thellë të sektorit sportiv.
Milani ka bërë të ditur se emërimet e reja do të shpallen në ditët në vijim, me synimin për të ndërtuar një strukturë të gatshme për sezonin e ardhshëm.
The post Tronditje te Milani, Cardinale largon trajnerin Allegri, Igli Taren dhe CEO-n Furlani appeared first on Euronews Albania.
