Kurti: Për fëmijët me nevoja të veçanta program të zgjeruar ndihme në shkollë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

“270 asistentët për fëmijë dhe nxënës me nevoja të veçanta arsimore, të cilët diplomuan sot, i bashkohen 486 të tjerëve të angazhuar gjatë qeverisjes sonë.

Mënyra se si kujdesemi për fëmijët që kanë nevojë për më shumë mbështetje, tregon shumë për shtetin që duam të ndërtojmë”, tha në tubim kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

“Derisa komunave u është ndarë buxhet që numri i asistentëve të angazhuar të vazhdojë të rritet, në mandatin e ri qeverisës për fëmijët me nevoja të veçanta, do të kemi program të zgjeruar ndihme në shkollë, me logoped, psikolog, aktivitet sportiv dhe aktivitete rekreative të posaçme”, tha Kurti.

The post Kurti: Për fëmijët me nevoja të veçanta program të zgjeruar ndihme në shkollë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: