Plagosje me armë në Athinë, arrestohen 3 shqiptarë! Gjatë arratisjes aksidentuan disa makina

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një plagosje me armë është regjistruar në një dyqan në Athinë, Greqi. Mësohet se ngjarja ndodhi në rrugën Patisia në një dyqan telefonash celularë. Sipas raportimeve të mediave greke, një person hyri në dyqan dhe qëlloi pronarin me origjinë pakistaneze.

Ai mori plagë në të dyja kofshët. Autori më pas hipi në një BMW gri që po e priste jashtë, në të cilën udhëtonin tre persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare. Mjeti u ndoq nga forcat e policisë dhe në rrugën për në Lamia, u përplas me tre automjete.

Dy nga personat që ndodheshin në mjet u arrestuan nga policia, ndërsa dy të tjerë arritën të shpëtonin në këmbë. Më pas policia e kapi njërin prej të arratisurve dhe e arrestoi. 

Pronari i dyqanit u dërgua në spital ku mori ndihmë mjekësore. Ai është jashtë rrezikut për jetën. Mediat greke ndër të tjera raportojnë se njëri prej të arrestuarve është akuzuar në të kaluarën për tentativë vrasjeje, në një sulm ndaj një biznesmeni në vitin 2022 në Kifissia, ku e kishte sulmuar me thikë.

The post Plagosje me armë në Athinë, arrestohen 3 shqiptarë! Gjatë arratisjes aksidentuan disa makina appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: