Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e Yjeve te Baletit balerinë të njohur shqiptarë, pjesë e trupave europiane, balerinë të huaj e shqiptarë të Operas dhe Baletit.

Mbrëmje e cila është mbyllur me divën e muzikës shqiptare Inva Mula, duke sjellë kështu emocione të fortë për pranishmit e shumtë në Drenovë.

Për një pjesë të madhe të artistëve një koncert i tillë në natyrë ka qenë befasia me e madhe për ta.

“Romantizimi në skenë, kur është arti romantik është sublim. Një nga netët me të bukura në MIK FESTIVAL pasi ishte kulmi i baletit botëror. Zgjedhja e gjithë numrave ishte fantastike”, tha sopranoja Inva Mula.

“Shumë e bukur, u kënaqëm, publiku u kënaq, ne dhamë maksimumin. Artiste shqiptare e të huaj. Të gjithë nga e njëjta shkollë”, u shpreh Anbeta Toromani.

“Ishte magji e vërtetë, qershi mbi tortë për baletin. Kënaqësi të ndaja skenën në Korçë me artiste te tjerë. Unë mendoj se Shqipëria e shqiptarët janë ambasadoret me të mirë për vlerat e këtij vendi”, thotë Adela Muçollari, soliste e parë.

The post Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: