Ernest Muçi do t’i mungojë Kombëtares shqiptare për dy miqësoret e qershorit ndaj Izraelit dhe Luksemburgut ndërsa shkak është bërë një dëmtim që vetë lojtari e ka konfirmuar.
“Më vjen keq që nuk munda të jem pjesë e Kombëtares për dy miqësoret për shkak të një dëmtimi. I uroj suksese çunave dhe trajnerit Maran në këto dy sfida. Shihemi së shpejti. Forca Shqipëri”, shkruan Muçi në rrjetet sociale.
Muçi ka qenë një nga lojtarët më të përfolur në “epokën Sylvinho” te Kombëtarja, me opinionin publik që shpesh ka vlerësuar se ai është aktivizuar më pak se sa e meritonte. Me ndryshimet në pankinën e kuqezinjve, pritej me interes rikthimi i tij në fushë, por dëmtimi e lë jashtë edhe për debutimin e trajnerit Maran.
Edhe Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi mungesën e tij pas vizitave mjekësore, duke bërë të ditur se lojtari nuk do të jetë i gatshëm për grumbullimin e qershorit.
The post Muçi jashtë Kombëtares për dy miqësoret e qershorit, konfirmon mungesën në rrjete sociale appeared first on Euronews Albania.
