Parisi: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet Ukrainë-Rusi

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Është jetike që Evropa të marrë pjesë në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë, duke pasur parasysh se interesat e saj janë në rrezik, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme franceze

“Është jetike që Evropa të marrë pjesë në negociata, duke pasur parasysh se, në fund të fundit, interesat e saj janë në lojë . Në të njëjtën kohë, ajo ka mjete të ndryshme presioni në këto bisedime”, tha zëdhënësi Pascal Confavre. 

Deklarata e Parisit vjen ndërsa parlamenti i Ukrainës miratoi më herët sot një kredi prej 90 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian, sipas Komisionit Evropian.

Mbështetja me kredi pritet t’i sigurojë Ukrainës fonde kritike për mbrojtjen e saj, veçanërisht në forcimin e mbrojtjes ajrore.

The post Parisi: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet Ukrainë-Rusi appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: